Shënohet "Dita e Miqësisë së Gazetarëve Shqiptarë", mediat e Luginës pjesëmarrës në këtë aktivitet (foto&video)
Një grup gazetarësh dhe përfaqësues të mediave nga të gjitha trevat shqiptare në rajon ka zhvilluar një takim mes tyre në qytetin e Shkodrës dhe Ulqinit, pjesë e së cili ishte edhe grupi nga Bujanoci e Presheva.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të “Ditës së Miqësisë së Gazetarëve Shqiptarë” ku u veçua bashkëpunimi i gazetarëve dhe nxitja e vlerave profesionale të njerëzve të mediave.
Grupi nga Lugina e Preshevës paraqiti problemet me të cilat po ballafaqohet gazetaria në vendin tonë me theks të veçantë mungesa e profesionalizimit, objektivitetit dhe ruajtjes së interesit shoqërorë.
Aleksandër Çipa, kryetar i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë theksoi se të gjitha organizatat e kësaj fushe të të gjitha hapësirat shqiptare duhet të koordinojnë kalendarin e aktiviteteve të tyre dhe të ndërtojnë në lidhje të veprimit të tyre.
Aktiviteti i gazetarëve filloi në qytetin e Shkodrës me një pritje shumë miqësore nga kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi duke shijuar monumentet historike dhe kulturore të këtij qyteti.
Ndërsa dita e dytë e organizimit është zhvilluar në Ulqin gjitha me një mikpritje vëllazërore nga kryetari i këtij qyteti, Fatmir Gjeka i cili kishte përgatitur edhe shoqëritë kulturoro-artistike në ahengun e mbajtur për nderë të gazetarëve.
Grupi e komunës Bujanoc dhe Preshevë është ndarë i kënaqur me pjesëmarrjen në aktivitet e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë dhe me këtë rast do të punohet edhe më shumë për shtrirjen e këtyre aktiviteteve edhe në vendin tonë./Titulli.com/